Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës me synimin për tu ngjitur në Ligën B.
Shqetësimi kryesor për dardanët mbetet gjendja e Amir Rrahmani dhe Valon Berisha, që kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak se janë të lënduar.
Ndeshja Kosovë-Islandë do të luhet këtë të enjte në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45. Para ndeshjes, trajneri Franco Foda u shpreh në konferencë për media se Islanda është një kombëtare që luan lojë shumë taktike por dardanët do të tentojnë për të marrë maksimumin. (A2 Televizion)