Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja Shqiptare mbërrin në Londër me grupin e plotë

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 10:37 | Futboll

Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja Shqiptare

Të gjithë sytë në Londër. Kombëtarja shqiptare luan me Anglinë të premten në mbrëmje në stadiumin mitik të Uemblit.

Kuqezinjtë mbërritën në Londër mbrëmjen e të mërkurës dhe sot do të zhvillojnë dhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me kombëtaren ishullore.

Sipas njoftimit të Federatës, në Londër kanë udhëtuar të gjithë lojtarët ndonëse gjendja e Ismajlit dhe Kumbullës mban ende në ankth trajnerin Silvinjo, pjesa tjetër është gati në dispozicion të brazilianit.

Pas afro 3 orësh udhëtim, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel dhe pushuan për të mbyllur përgatitjet sot në orën 19:00 kur do të nis dhe seanca e fundit zyrtare.

Edhe pse historia është kundër, përfaqësuesja shqiptare do të tentojnë të tentojë të thyejë tabunë, një detyrë e vështirë por jo e pamundur. Dueli Angli-Shqipëri do të luhet këtë të premte duke nisur prej orës 20:45.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos