Përballja me Islandën, Foda: Të tregojmë në fushë shpirtin luftarak

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 10:55 | Futboll

Përballja me Islandën, Foda: Të tregojmë në fushë

“Atmosfera është e mirë. Islanda është kundërshtare që luan lojë taktike, por ne duhet të luajmë ndaj tyre të përqendruar nga fillimi. E dimë se Islanda ka edhe lojtarë të mirë individualë. Ne duhet t’i zbatojmë detyrat tona. Ne kemi dy ndeshje për t’i fituar”.

Kështu u shpreh trajneri i Kosovës, Franco Foda, para sfidës së kësaj të enjteje ndaj Islandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Të dyja janë të rëndësishme dhe duhet të fitojmë për të kaluar në Ligën B. Duhet të tregojmë në fushë shpirtin luftarak. Në ndeshjet e kaluara kemi treguar rritje dhe këtë e kemi treguar ndaj Rumanisë. Kemi treguar se mund të jemi dominues. Duhet të luajmë lojë intensive nga minuta e parë edhe në ndeshjen ndaj Islandës”, tha trajneri i Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos