Konferenca për shtyp para Serbisë, Hysaj dhe Laçi: Jemi të motivuar dhe luajmë vetëm për fitore

Nga Dea Kozma
2 Qershor 2025, 14:06 | Futboll

Konferenca për shtyp para Serbisë, Hysaj dhe Laçi: Jemi të

Të motivuar për të dhënë maksimumin. Kështu janë shprehur dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi në konferencën për shtyp përballë gazetarëve. Mes të tjerash ata theksojnë se nuk duan të kujtojnë historinë pasi në ndeshje të tilla nuk ka favoritë. Pavarësisht presionit që kjo ndeshje mbart, të dy futbollistët u shfaqën besimplotë dhe premtuan se do të luajnë vetëm për fitore, shkruan A2 CNN.

“Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetër skuadër e favorizuar, të barabartë dhe do duket brenda në fushë. Ne do përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo se dhe ne në fushë mund të japim më shumë”, tha Laçi.

“Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqendruar, të qetë, e dimë që kundërshtar direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas siç mund të kenë”, u shpreh Hysaj.

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet të shtunën e 7 qershorit në Arenën kombëtare në kryeqytet ndërkohë tre ditë më vonë kuqezinjtë do të udhëtojnë në Letoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos