Nga parajsa në ferr. Menjëherë pasi u thirr nga kombëtarja, Nejmar ka pësuar një dëmtim. Emri aq shumë i kërkuar nga tifozët e Brazilit, nuk i ka buzëqeshur fatin në nisje të Kupës së botës pasi është diagnostikuar me një dëmtim muskulor të gradës së dytë në pulpë dhe mungoi për “dy javë duke humbur dy miqësoret me Panamanë dhe Egjiptin dhe jo vetëm kaq por 31 vjëcari rrëzikom të mungojë dhe për ndeshjen e parë në grupe kundër Marokut.
Ky ishte parashikimi i dhënë nga mjeku i Brazili, Rodrigo Lasmar.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe Nejmar do të jetë jashtë fushë për dy javë, ai me shumë gjasa është gati në 11 qershor, dy ditë para debutimit të Brazilit në Kupën e Botës kundër Marokut më 13 qershor, ndërsa përballja ë dytë do të jetë kundër Haitit më 19 qershor.
Përfshirja e Neymar-it në skuadrën e Carlo Ancëlotti-t ishte një surprizë, pasi trajneri italian nuk e kishte thirrur kurrë që kur mori drejtimin e Seleçao-s në maj të vitit 2025
Në kampin e Brazilit ka shqetësim për gjendjen fizike të sulmuesit, ndërsa nuk munguan dhe dyshimet se informacioni i dhënë nga Santos për dëmtimin e fundit të Nejmar mund të mos ketë qenë i vërtetë. (A2 Televizion)