Të gjithë me ëndrrën për të bërë për vete trofeun madhështor të Kupës së Botës.. Shumë diskutime ka pasur për kombëtaren që ka më shumë gjasa për të fituar botërorin. Por cilat janë parashikimet e para.
Sipas superkompjuterit të Opta,Spanja mbetet favoritja kryesore për të fituar Kupën e Botës 2026 me 17% shanse, edhe pse ka humbur vendin e parë në renditje. Francezët renditen të dytët me 14.1%, ndërsa pas tyre vijnë Anglia, Argjentina dhe Gjermania, që mbyll pesëshen e parë me 6.92%.
Portugalia dhe Brazili pozicionohen respektivisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë. OPTA gjithashtu parashikon që fituesit e grupeve të jenë Meksika, Zvicra, Brazili, SHBA-ja, Gjermania, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia.
Ndërkohë, si skuadrat më të mundshme për t’u kualifikuar nga vendi i tretë renditen Koreja e Jugut, Irani, Australia, Austria, Bregu i Fildishtë, Suedia, Gana dhe Katari. (A2 Televizion)