Kupa e Shqipërisë, Laçi me 10 lojtarë lë në hije Partizanin

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2025, 18:07 | Futboll

Kupa e Shqipërisë, Laçi me 10 lojtarë lë në hije

Laçi dhe Partizani e kanë mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen e parë mes tyre, të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Vendasit luajtën me 1 lojtar më pak për më shumë se 70 minuta, pasi ndërhyrja e Prodanit ndaj Bytyçit u gjykua për karton të kuq nga gjyqtari, shkruan A2.

Edhe pse me 10 lojtarë, Laçi pati rastet e tij për të shënuar.

Ndërsa, në anën tjetër, Keko dhe Bintsouka patën rastet më të mira për “Demat e kuq” në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nuk dhuroi asnjë goditje në portën kundërshtare nga Partizani, që edhe pse me 1 lojtar më tepër qëndroi në hije.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos