Lazio gabon me Torinon, Elseid Hysaj rikthehet titullar

Nga Dea Kozma
1 Prill 2025, 13:22 | Futboll

Lazio gabon me Torinon, Elseid Hysaj rikthehet titullar

Lazio nuk mundi të marrë më shumë se 1 pikë kundër Torinos në Olimpico. Kryeqytetasit barazuan 1-1  me Hysajn titullar pas rikthimit nga dëmtimi.

Të kaltrit kishin disa raste për shënim por pjesa e parë u mbyll me rrjeta ta paprekura. Goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 57-të nga Marusiç.

Megjithatë, miqtë nga Torino nuk u dorëzuan aspak, përkundrazi, shtuan forcat për të dal qoftë dhe më një pikë. Pas shumë tentativash ishte Gineitis që në minutën e 82 vendosi baraspeshën dhe mbylli sfidën me shifrat 1-1. Pas kësaj ndeshje, Lazio mbetet në vendin e shtatë me 52 pikë, ndërsa Torino me 39 pikë qëndron në vendin e 11.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos