Myrto Uzuni në ekipin e javës në MLS përkrah Lionel Messit

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 08:23 | Futboll

Myrto Uzuni në ekipin e javës në MLS përkrah Lionel Messit

Myrto Uzuni ka nisur me ritëm të lartë aventurën e tij në MLS, duke realizuar golin e parë në SHBA dhe ndihmuar Austin FC të fitojë 1-0 ndaj St. Louis City. Sulmuesi shqiptar ka treguar se mund të jetë vendimtar për skuadrën e tij dhe tashmë është vlerësuar me një përfshirje në ekipin e javës në kampionatin amerikan.

Ekspertët e MLS e kanë përzgjedhur Uzunin në mesin e 20 lojtarëve më të spikatur të javës, një arritje e rëndësishme për të në fillimet e tij me Austin FC. Edhe pse nuk ishte në formacionin titullar të kësaj përzgjedhjeje, ai u vendos në stolin e rezervave – një stol tepër special, pasi aty ndodhej edhe vetë Lionel Messi.

Të ndash të njëjtën listë me yllin argjentinas është një moment domethënës për Uzunin, i cili synon të vazhdojë me këtë formë dhe të bëhet një nga lojtarët më të rëndësishëm të MLS. Për shqiptarët dhe tifozët e Austin FC, kjo është vetëm një shenjë e parë e potencialit që ai mund të sjellë në këtë kampionat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos