Mario Mitaj i driblon të gjithë, mbrojtësi i Kombëtares gjen golin e parë në Arabi

Nga A2 CNN
19 Tetor 2024, 22:04 | Futboll

Mario Mitaj i driblon të gjithë, mbrojtësi i Kombëtares gjen

Mario Mitaj ka shënuar golin e parë në Arabinë Saudite me fanellën e Al Itihad, në duelin ndaj Al Qadisija. 

21-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 35 të pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-1, shkruan A2 CNN.

Mitaj arriti të shndërrohej në protagonist teksa në minutën e 81 tundi rrjetën për të çuar shifrat në 3-1. Mbrojtësi i Kombëtares këmbënguli deri në fund pavarësisht se ishte i rrethuar nga 5 kundërshtarë, duke rifituar topin që më pas e dërgoi në rrjetë. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos