Miliarda në fushë, formacioni më i shtrenjtë në Kupën e Botës

Nga Dea Kozma
16 Qershor 2026, 17:45 | Futboll

Botërori 2026 pritet të jetë jo vetëm spektakli më i madh i futbollit, por edhe turneu me grumbullimin më të shtrenjtë të talenteve në histori. Formacioni i publikuar me 11 lojtarët më të shtrenjtë të Kupës së Botës tregon qartë se e ardhmja e futbollit tashmë ka emra konkretë dhe shifra marramendëse. Në sulm dominojnë tre superyje që së bashku vlejnë plot 580 milionë euro.

Kilian Mbape vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të frikshëm në botë me vlerë 180 milionë euro, ndërsa Erling Haland dhe Lamin Jamal kryesojnë listën me nga 200 milionë euro secili. Mesfusha është e mbushur me teknikë dhe kreativitet. Pedri, Vitinja dhe Zhoao Neves përfaqësojnë brezin e ri të organizatorëve modernë. Vetëm kjo treshe arrin një vlerë totale prej 430 milionë eurosh. Edhe mbrojtja nuk mbetet pas. Uilliam Saliba udhëheq repartin defensiv me një vlerë prej 100 milionë eurosh, ndërsa Hakimi, Mendes dhe Paço konsiderohen ndër mbrojtësit më të kërkuar në tregun europian.

Në portë qëndron Garsia, gardiani spanjoll që po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim në arenën ndërkombëtare. Ky formacion nuk përfaqëson vetëm emrat më të shtrenjtë të Botërorit 2026, por edhe fytyrën e re të futbollit botëror pasi skena po kalon gradualisht në duart e brezit të ri. Dhe Botërori 2026 mund të jetë momenti kur këta yje të rinj do të konfirmohen si liderët absolutë të futbollit për dekadën e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos