Shumë nxehtë për Vini Jr., Brazili gjen fajtorin: Temperaturat e larta dhe thatësira

Nga Dea Kozma
15 Qershor 2026, 16:45 | Futboll

Shumë nxehtë për Vini Jr., Brazili gjen fajtorin: Temperaturat e

Temperaturat e larta kanë qenë një nga problemet kryesore të këtij Botërori. Për këtë shpesh ka pasur ankesa edhe nga vetë lojtarët, të cilët shpesh kanë fajësuar kushtet atmosferike për paraqitjen e tyre në turne.

Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr., në duelin mes Brazilit dhe Marokut u pa shpesh i nervozuar me skuadrën dhe stafin, ndërsa pas ndeshjes u shpreh se problemi kryesor që Brazili nuk po bën lojën e tij është për shkak të thatësirës në fushë.

“Në këtë nxehtësi, bari thahet shumë shpejt dhe loja bëhet statike. Nuk mund ta gjejmë ritmin tonë dhe kjo krijon vështirësi për ne, sepse duam të luajmë dhe ta lëvizim topin nga njëra anë e fushës në tjetrën. Do të përshtatemi dhe do të përmirësohemi”, tha mes të tjerash braziliani Vinicius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos