Edhe pse e nisi keq këtë sezon, Ernest Muçi ka gjetur vazhdimësinë me turqit e Besiktas dhe tashmë është kthyer në një titullar të padiskutueshëm, duke arritur edhe të realizojë gola.
I fundit për sulmuesin shqiptar u realizua në ndeshjen e kësaj të mërkure në Europa League, të cilën Besiktasi arriti ta fitojë me rezultatin 2-1.
Për skuadrën turke kjo ishte fitorja e dytë në 4 ndeshje duke hedhur një hap të rëndësishëm për të kaluar në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni.
(A2 Televizion)