Duka në krye të UEFA-s? Ja si përgjigjet Presidenti i FSHF

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 10:38 | Futboll

Duka në krye të UEFA-s? Ja si përgjigjet Presidenti i FSHF

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, u pyet nëse tani që i mbaron mandati kreut të UEFA-s, Aleksander Čeferin, a do të kandidojë për kreun e institucionit drejtues të futbollit evropian.

Duka u përgjigj: “E vërtetë që kemi qenë më aktivë në futbollin evropian vitet e fundit. Kemi shumë anëtarë të komunitetit tonë që kontribuojnë në futbollin evropian, arbitra dhe delegatë. Jam i gëzuar që jemi kaq aktivë. Unë jam një nga ata që kam lobuar që Ceferin të vazhdojë edhe për një mandat tjetër, jo thjesht për marrëdhëniet e mira personale, por edhe për stabilitetin që i ka dhënë UEFA-s. Uroj ta bind që të vazhdojë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos