Në grup me Shqipërinë në Europian, Spanja publikon listën e futbollistëve për Euro 2024

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 13:21 | Futboll

Në grup me Shqipërinë në Europian, Spanja publikon

Trajneri Luis de la Fuente ka publikuar listën paraprake me 29 lojtarë që do të grumbullojë për Europianin Euro 2024 që do të luhet në Gjermani.

Në këto grumbullime dhe ndeshjet miqësore para Europianit, trajneri do të eliminojë 3 nga këta futbollistë për të shkuar me listën përfundimtare me 26 lojtarë.

Nga mediat spanjolle nuk ka pasur shumë reagime pasi janë thirrur thuajse të gjithë lojtarët që parashikoheshin të bëheshin pjesë e Europianit, veç mbrojtësit të Totenhemit, Pedro Porro dhe atij të Gironës, Migel Gutierrez.

Në orën 16:00 të kësaj të hëne, edhe trajneri Sylvinho pritet të publikojë listën paraprake të Shqipërisë, e cila pritet me shumë interes. Shqipëria dhe Spanja do të luajnë ndeshjen e tretë në grupin B më 24 qershor.

Në grup me Shqipërinë në Europian, Spanja publikon (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos