Në pritje të trajnerit të ri, i cili me shumë mundësi do të jetë Thiago Motta, Juventusi e ka mbyllur me fitore 2-0 ndaj Monza-s këtë sezon në Seria A, duke zënë vendin e tretë, i cili i rikthen bardhezinjtë sezonin e ardhshëm në Champions League.
“Zonja e Vjetër” realizojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë me anë të Chiesa-s dhe Alex Sandro, të cilët ishin shumë për kundërshtarët, që në asnjë moment nuk patë mundësi të reagonin në këtë ndeshje të fundit të Serie A.
Me këtë fitore, Juventusi e mbylli kampionatin me 71 pikë, 19 fitore, 14 barazim dhe 5 humbje, 54 gola të shënuar dhe 31 të pësuar. (A2 Televizion)