Nis shitja e biletave për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë: Si mund t'i blini

Nga A2 CNN
20 Gusht 2024, 16:45 | Futboll

Nis shitja e biletave për dy ndeshjet e radhës të

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri- Ukrainë, takimin e parë në grup që kuqezinjtë kanë në UEFA Nations League.

Dueli me Ukrainën do të luhet më 7 shtator në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga kjo sfidë, Federata Shqiptare e Futbollit bëri publike çmimet e biletave për të gjithë ata që duan ti ndjekin nga afër djemtë kuqezi, shkruan A2 CNN.

Shitja e tyre do të jetë vetëm online dhe çmimi i biletës në “fans away sector”, aty ku do të qëndrojnë tifozët kuqezi është 1.200 lekë.

Përveç Ukrainës kanë nisur të shiten edhe biletat për ndeshjen e dytë të Shqipërisë, atë ndaj Gjeorgjisë, dueli që do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”./A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos