Tërhiqet nga Kombëtarja kapiteni i Gjermanisë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2024, 20:12 | Futboll

Tërhiqet nga Kombëtarja kapiteni i Gjermanisë

Kapiteni i Gjermanisë, Ilkay Gundogan, ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja. 33-vjeçari e mbyll kështu karrierën ndërkombëtare me 82 ndeshje për vendin e tij.

“Pas disa javësh meditimi, mora vendimin për t’i dhënë fund karrierës sime me Kombëtaren”, shkruajti Gundogan në platformën “X.

Gundogan debutoi me Gjermaninë në një ndeshje ndaj Belgjikës, në vitin 2011.

Ilkay Gundogan ishte kapiteni i Gjermanisë në Evropianin e fundit, gjë të cilën e cilësoi si një “nder të madh”.

Tërhiqet nga Kombëtarja kapiteni i Gjermanisë

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos