Juventus e ka nisur sezonin e ri të Serisë A me një fitore bindëse 3-0 ndaj Comos.
Ekipi i drejtuar nga Thiago Motta shënoi dy gola në pjesën e parë me debutuesin surprizë Mbangula dhe me amerikanin Weah, ndërsa në fundin e ndeshjes rezultatin e vulosi Cambiaso.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot për kampionatin italian, Atalanta shkatërroi Leccen në transfertë me rezultatin 4-0. (A2 Televizion)