
Anglia dhe Argjentina do të përballen në gjysmëfinale, në një ndeshje që do të mbahet në Atlanta të mërkurën, nën masa të rrepta sigurie dhe policie.
Është një nga takimet më me risk të lartë të Kupës së Botës, kjo për shkak të tensioneve mes të dyja kombeve, shkruan A2.
Kjo daton që nga lufta për Ishujt Falkland në vitin 1982. Video kanë qarkulluar online që shfaqin tifozë të Anglisë dhe Argjentinës që përleshen në Majemi. Britanikët fituan ndaj Norvegjisë atje.
Policia në Atlanta thotë se ka dislokuar personel shtesë për ndeshjen gjysmëfinale. (A2 Televizion)