Dosja “Aruba”, përgjigjet kreu i SPAK: Është çështje nën hetim, nuk komentoj

Nga A2 CNN
15 Korrik 2026, 11:31 | Politikë

Dosja “Aruba”, përgjigjet kreu i SPAK: Është

Opozita i ka kërkuar kreut të SPAK, Klodian Braho, të bëjë publikë emrat e politikanëve shqiptarë që dyshohet se kanë marrë pjesë në një takim në Aruba, lidhur me çështjen e hetuar për pronat në bregdet dhe pastrimin e parave.

Deputeti i opozitës Ivi Kaso kërkoi sqarime nga kreu i SPAK, duke pyetur nëse institucioni ka detyrim t’i japë përgjigje publikut për personat që kanë qenë pjesë e këtij takimi dhe nëse ka pasur përfshirje të politikanëve.

“Kush janë politikanët shqiptarë që kanë qenë në takimin e Arubës, kanë pasur mandatin e kryeministrit, për të ndarë Shqipërinë në copa për pastrimin e parave? Ju shqetëson juve ky fakt që ka rrjedhur kjo dosje. A mendoni se keni detyrimin për t’iu përgjigjur publikut, se kush kanë qenë këta politikanë në Aruba. I majtë ose i djathtë, me ose pa mandatin e kryeministrit në xhep. Kryeministri kur i është referuar kësaj çështje, ka thënë le t’i nxjerrë ujin e zi SPAK falsifikimin e pronave në bregdet. Praktikisht ju ka thënë inverstoni sa të doni, por vetëm falsifikimit të pronave në bregdet, as kush ka shkuar nga qeveria, as çfarë ka premtuat dhe ka marrë përispër qeveria. As kush janë përfituesit fundorë. Ju pengon ky prononcim publik dhje kjo sjellje publike e politikës që ka në dorë agjencitë e tjera që duhet të bashkëpunojmë me ju”.

Në përgjigje të tij Braho nuk komentoi, por tha se çështja është ende nën hetim. Ai theksoi se në SPAK çdo provë e administruar trajtohet dhe nuk lihet pa u verifikuar.

“Është çështje në hetim, por nuk mund të ndodhë në SPAK që të ketë një provë dhe ajo të lihet aty në gjumë dhe të mos reagohet”, deklaroi Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos