Rey Manaj mungoi në ndeshjen e kësaj fundjave për Sivasspor-in në Superligën turke. Klubi njoftoi se sulmuesi ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe u detyrua të mos grumbullohej me ekipin.
Lëndimi erdhi vetëm pak javë pas rikuperimit të një tjetër problemi muskulor në kofshë, që e la 27-vjeçarin për disa javë larg fushave të lojës.
Me këtë dëmtim të radhës, kur kanë mbetur vetëm dy javë nga ndeshjet e Kombëtares, Manaj rrezikon seriozisht të mos jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho.
Kuqezinjtë luajnë më 16 nëntor kundër Çekisë dhe mbyllin edicionin me sfidën e 19 nëntorit kundër Ukrainës. Të dy ndeshjet janë vendimtare për fitimin e Grupit B1 në Nations League. (A2 Televizion)