Serie A, Milan mund Veronën, Napoli dhe Lazio e mbyllin “në paqe”

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2025, 09:59 | Futboll

Serie A, Milan mund Veronën, Napoli dhe Lazio e mbyllin “në

Milani siguroi një fitore te rëndësishme përballë Veronës në sfidën e vlefshme për javën e 25 të Serie A. Me Rafael Leaon në stiol,  trajneri Serzho Koicesao kishte aktivuar afrimet e merkatos në sulm, me Zhoa Felis, Sottil dhe Santiago Gimenez. Në pjesën e parë kuqezinjtë provuan disa herë por asnjë goditje nuk kishte rrezik në portën e miqve. Në fraksionin e dytë, me aktivizimin e Leaos në fushë, Milani ndryshoi disi. Në minutën e 75, Santiago Gimenez realizoi me kokë dhe zhbllokoi shifrat. Fitore me vlerë kjo për kuqezinjtë që shkojnë në kuotën e 41 pikëve dhe pozicionohen në vendin e shtatë.

Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në “Olimpico” kundër Lazios. Skuadra e Antonio Conte tani rrezikon dhe kreun nëse Inter arrin të fitojë në derbin e Italisë kundër Juventusit. Napoletanët u ndëshkuan pas vetëm 6 minutash nga Isaksen, por  kundërpërgjigja erdhi shpejt me Raspadorin. Edhe në pjesën e dytë, ishte italiani që goditi portën dhe falë devijimit të Marusic, topi shkoi në rrjetë. Kur dukej se miqtë kishin siguruar tre pikë , ishte  Dia, i sapofutur në lojë, që barazoi shifrat. Ky është barazimin i tretë radhazi për napoletanët që aktualisht janë vetëm dy pikë larg Interit të vendit të dytë. Ndërkohë Lazio është në vendin e katërt me 46 pikë.

Befasi kishte dhe në Bergamo aty ku Atalanta nuk shkoi më shumë se barazim pa gola kundër Cagliarit. Trajneri Gasperini kishte bërë shumë ndryshime në skuadër duke aktivizuar lojtarët që nuk kanë marrë shumë minuta por duket se ky plan nuk ishte më i miri për bergamaskët. Rastet për shënim ishin të pakta, ndërsa mundësinë më të mirë e kishte Vlahovic një minutë para fundit. Për Cagliarin e Nicolas, ky ishte një tjetër barazim i rëndësishëm, pas atij kundër Juves dhe Milanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos