Shqipëri – Serbi, zbulohet arbitri i sfidës, UEFA ia beson një italiani

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 12:38 | Futboll

Shqipëri – Serbi, zbulohet arbitri i sfidës, UEFA ia beson

UEFA ka publikuar zyrtarisht emrat e arbitrave që do të gjykojnë sfidën e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ndeshja do të luhet të shtunën në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe po pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi.

Për të gjykuar këtë përballje, UEFA ka caktuar italianin Davide Massa. Ai është një arbitër me përvojë, i cili ka vetëm një precedent me Kombëtaren shqiptare, pasi ka drejtuar miqësoren Shqipëri–Gjeorgji, më 16 nëntor 2015, e cila përfundoi 2–2 në stadiumin “Qemal Stafa”.

Shqipëri – Serbi, zbulohet arbitri i sfidës, UEFA ia beson

Massa do të shoqërohet nga bashkëkombësit e tij: Filippo Meli dhe Ciro Carbone si asistentë, Fabio Maresca si gjyqtar i katërt, ndërsa në sistemin VAR do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri.

Kjo është ndeshja e tretë për Shqipërinë në kuadër të kualifikueseve. Kuqezinjtë u mundën në ndeshjen hapëse ndaj Anglisë, por më pas arritën një fitore ndaj Andorrës, duke rikthyer shpresat për një ecuri pozitive.

Për Serbinë, kjo përballje është e para në këtë fushatë eliminatore, çka e bën takimin edhe më të paparashikueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos