Përgatitjet për ndeshjet në Europë, Vllaznia rikthehet në stërvitje, mungojnë tre lojtarë titullarë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 16:48 | Futboll

Përgatitjet për ndeshjet në Europë, Vllaznia rikthehet

Vllaznia mbetet me ambicie maksimale dhe në sezonin e ri. Kuqeblutë tani të drejtuar nga trajneri Edi Martini,kanë rinisur stërvitjen dhe po përgatiten  për ndeshjet që do të luajnë në Arenën europiane.

Ritmi ka qenë i ulët për futbollistët shkodranë, të cilët nuk janë rrezikuar aspak në prag të sezonit të ri, duke marrë  ngarkesa të ulëta fizike pas më shumë se 3 javësh pushim.

Grupi nuk ishte i plotë për trajnerin Martini pasi mungonin Mala, Mensah apo edhe Çoba, tre lojtarë titullarë në sezonin që lamë pas.

Për trajnerin e ri, shkodran, rikthimi te Vllaznia pas 15 vitesh, ka qenë një zgjedhje zemre ndërsa premton se do të sakrifikojë gjithçka për ta sjellë titullin në Shkodër, trofe që mungon që nga viti 2001.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos