Super atmosferë për sfidën, Brazili dhe Maroku ndahen në barazim në Kupën e Botës

Nga Xhevahir Qardaku
14 Qershor 2026, 09:23 | Futboll

Super atmosferë për sfidën, Brazili dhe Maroku ndahen në

Brazili dhe Maroku kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të Grupit C në Kupën e Botës, në një sfidë që u zhvillua para një stadiumi të mbushur në New Jersey.

Maroku kaloi i pari në avantazh me golin e Ismael Saibarit, ndërsa Vinicius Jr barazoi për Brazilin në minutën e 32-të. Pas ndeshjes, tifozët e të dyja skuadrave vlerësuan atmosferën festive, megjithëse disa brazilianë u shprehën të zhgënjyer me rezultatin.

Për tifozët marokenë, barazimi ndaj pesë herë kampionëve të botës u konsiderua një rezultat pozitiv dhe një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit. Në ndeshjen e ardhshme, Maroku do të përballet me Skocinë më 19 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos