Raporti i KLSH për 2025, dëmi 26,2 mld lekë arkës së shtetit, Kadastra si “qeveri” më vete

Nga Indrit Maraku
15 Qershor 2026, 17:42 | Politikë

“Nga veprimtaria audituese e zhvilluar përgjatë vitit2025, është konstatuar një dëm ekonomik dhe efekt financiar negativ në buxhetine shtetit, me një vlerë totale 26.2 miliardë lekë”.

Kjo është fatura e keqqeverisjes konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin e kaluar, sipas raportit të prezantuar nga kryetari Arben Shehu, pranë Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, ku prokurimet publike vijojnë të jenë problem. Socialistët, që dinë se ku u pikon çatia, nënvizuan se problemet me prokurimet publike, po i lënë vendin dy fenomeneve të tjera.

PS e PD ishin gati në unison sa i përket institucioneve që trajtojnë pronën publike dhe atë private, ku me shqetësim u përcoll refuzimi i Kadastrës për të lejuar auditimet.  Siguria Ushqimore dhe roli i AKU-së, bashkoi përsëri në shqetësim mazhorancën dhe opozitën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos