Skënderbeu mposht Partizanin mes tensionit në tribuna e në fushë

Nga Artin Halili
25 Shkurt 2024, 19:03 | Futboll

Skënderbeu mposht Partizanin mes tensionit në tribuna e në

Pas një ndeshjeje të tensionuar në tribuna e në fushë, Skënderbeu ia ka dalë të mposht Partizanin minimalisht 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 38 me anë të një goli të realizuar nga Liço.

Tifozët e Skënderbeut ishin të shumtë në këtë sfidë dhe menjëherë befasuan Partizanin teksa i vunë zjarrin shallëve të ekipit kundërshtar, ndërsa nuk munguan as sharjet në kor ndaj “të kuqve”.

Në fundin e takimit pati tensione edhe në tribunë, por ashtu edhe në fushën e lojës. Dy ekipet e mbyllën ndeshjen me një nga lojtar më pak pasi Janaqi nga Skënderbeu dhe Rrapaj nga Partizani u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Pas kësaj ndeshjeje, Partizani ruan vendin e dytë me 40 pikë, po aq sa Vllaznia, e cila nuk e ka luajtur ende takimin e kësaj jave, ndërsa Skënderbeu është ngjitur në vendin e 6 me 34 pikë, një më pak se Dinamo e vendit të katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos