Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

Nga A2 CNN
14 Qershor 2026, 09:07 | Kosova

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51

Pas numërimit të 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 karrige në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë fazë të numërimit, partia ka fituar mbi 69 për qind të votave të numëruara.

Ky është mandati i tretë shtesë që Vetëvendosje ka fituar falë votave nga diaspora.

Fillimisht, nga votat e numëruara brenda Kosovës, partia kishte siguruar 48 mandate parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos