Surprizë e madhe në Nations League! Greqia ka mposhtur për herë të parë në histori Gjermaninë, duke triumfuar 1–0 në Augsburg.
Dimitris Kurbelis shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 73-të, ndërsa Gjermania, edhe pse pati kontrollin e lojës, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Humbja vjen pas barazimit 1–1 me Holandën në debutimin e Jurgen Klopp në stolin e pancerave.
Aktualisht pas dy ndeshjeve të para, grupin kryesohet nga Greqia me 6 pikë të plota, në vendin e dytë është Holanda me 4 pikë, gjermania me 1 pikë ndërsa Serbia vjen e fundit me 0 pike.
Ndërkohë, në Grupin A4, Portugalia mori një tjetër fitore, këtë herë 2–1 ndaj Norvegjisë në Oslo. Zhoa Feliks dhe Gonçalo Ramos shënuan për kampionët në fuqi të Nations League, ndërsa Erling Haaland realizoi golin e vetëm për vendasit.
Një mbrëmje me rezultate të rëndësishme në Ligën A, ku Greqia merr kryesimin e grupit dhe Portugalia vijon mbrojtjen e trofeut. Pas dy ndeshjeve të para, portugezët udhëheqin me 6 pikë,3 më shumë se Norvegjia dhe Danimarka ndërsa në fund është Uellsi me 0 pikë. (A2 Televizion)