“Muçi ishte larg pritshmërive”, trajneri Bicaj: Përveç golit, prisja më tepër

Nga A2 CNN
27 Shtator 2026, 22:29 | Futboll

Trajneri Ditmar Bicaj deklaroi se pavarësisht golit, Ernest Muçi ishte larg pritshmërive në fitoren 2-0 që Shqipëria arriti mbrëmjen e së shtunës ndaj Bjellorusisë.

“Kush kishte topin shikonte gjithmonë Muçin. Por, të jemi të sinqertë, pavarësisht se shënoi gol, Muçi ishte larg pritshmërive”, tha Bicaj në studion e “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN.

“Përveç golit, ajo se çfarë presim ne nga Muçi me muret, me ndërtimin e lojës… Ishte larg pritshmërive”, shtoi Bicaj.

Ndërsa Ilirjan Alliu, ish-futbollist i Kombëtares, theksoi se Ernest Muçi është i vetmi futbollist “që na jep hapësirë me një passim”.

“Na kalon në epërsi si numerike, si metrike në fushë. Ne s'kemi lojtarë të tillë përtej Muçit, lojtarë që të japin epërsi numerike përmes driblimit apo përmes një pasimi cilësor. Është mirë që janë dy-tre ndeshje shpejt dhe ka kohë të konsolidohet si variant futbolli dhe Muçi do ketë kohën të shprehet shumë më qartë”, u shpreh Alliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos