Të pasaktë nga 11-metrat, Egnatia eliminohet nga Champions League

Nga A2 CNN
29 Korrik 2026, 08:34 | Futboll

Të pasaktë nga 11-metrat, Egnatia eliminohet nga Champions League

Egnatia është eliminuar me penallti nga Champions League.

Celje u tregua e saktë në të gjitha goditjet, ndërsa rrogozhinasit gabuan me Bitrin dhe Ndrecën.

Fillimisht ishte Egnatia që kaloi e para në avantazh. Ishte autogoli i Hrka në minutën e 21-të që solli festë tek ekipi i Nevil Dedes. Më pas Kvesiç riktheu baraspeshën me një gol nga goditja e dënimit, shkruan A2.

Pjesa e dytë i pa skuadrat shumë të kujdesshme. Në 30 minutat e shtesës ishte Bitri që shkaktoi penallti, ndërsa e mori përsipër Kvesiç për t’i dhënë avantazhin kampionëve të Sllovenisë.

Por, ishte Smajli ai që riktheu baraspeshën në minutën e 114-të.

Penalltitë u kthyen sërish në makth për Egnatian, pasi Bitri dhe Ndreca e dërguan topin jashtë.

Tashmë fokusi kalon në turin e tretë të Ligës së Europës. Aty për Egnatian do të jetë përballë Shamrock Rovers, ekipi kampion i Irlandës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos