Tërmeti në Japoni, shkon në 13 numri i viktimave

Nga A2 CNN
29 Korrik 2026, 07:26 | Bota

Tërmeti në Japoni, shkon në 13 numri i viktimave

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë. Lajmin e konfirmoi kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, e cila deklaroi se ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë përqendruar në një qendër tregtare në qytetin Kumamoto, ku dyshohet se shumë persona kanë mbetur të bllokuar. Sipas një dëshmitari, kati i dytë i ndërtesës u shemb gjatë lëkundjeve, shkruan A2.

Më herët, një zyrtar japonez tha për BBC se disa persona rezultojnë ende të zhdukur, si në qendrën tregtare, ashtu edhe në një fabrikë ku u rrëzua një oxhak.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti kishte magnitudë 6.8 dhe goditi ishullin Kyushu në orën 16:27 me orën lokale të së martës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos