“Nuk është një nga konfliktet më të rrezikshëm të dekadës. Konflikti më i rrezikshëm i dekadës nuk ka filluar ende”.
Kwshtu u shpreh Marlind Laçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, nw studion e “Dita Jonw” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, nw A2CNN.
Sipas tij, “sigurisht që mund të gjehet një formë drejt një marrëveshje” në luftën SHBA-Iran.
“Mos harrojmë që kemi deklarata mbase mbase të çuditshme të zëvendëspresidentit JD Vance, i cili nuk nuk e konsideron luftën me Iranin si një luftë që i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por e konsideron si një luftë që Donald Trump u fut në spirale të rrezikshme me ftesë të Benjamin Netanjahut. E thënë kjo nga zëvendëspresidenti amerikan, atëherë është një burim tepër i besueshëm në atë çka kemi shprehur që nga fillimi i këtij konflikti, por që duhet parë në vijimshmëri se si do jenë dinamikat e ngjarjeve. Ka një kontribut të shtuar të Islamabadit zyrtar, Pakistanit, për ta shuar si konflikt. Mos harrojmë që gjatë gjithë asaj periudhe ku të dyja palët ndërluftonin ishte Islamabadi zyrtar dhe Ankaraja zyrtare të cilat tentonin që t'i ulnin tonet dhe t'i ulnin diplomatët e dy vendeve në tryezën e diskutimit”, shtoi Laçi. (A2 Televizion)