Turp në Vlorë, tifozët hyjnë në fushë dhe godasin me karrige në kokë trajnerin Çela

Nga A2 CNN
5 Prill 2025, 17:45 | Futboll

Turp në Vlorë, tifozët hyjnë në fushë dhe godasin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ndeshjen Flamurtari-Besa. Tifozët vlonjatë kanë pushtuar fushën pas humbjes me Besën (0-2) dhe kanë goditur trajnerin e ekipit kavajas, Emiljano Çela.

Tekniku i Besës akoma nuk ishte larguar nga fusha, ndërsa lojtarët e Besës po festonin fitoren, shkruan A2.

U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Në deklaratat pas ndeshjes, Emiljano Çela, trajneri që u dhunua, deklaroi: "Unë jam ish-futbollist i Flamurtarit, ish-trajner i Flamurtarit dhe nuk dua të flas për gjëra jashtë futbollit. Pamjet janë aty dhe mund t’i shihni shumë mirë”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos