Zgjedhja e drejtorit sportiv të Milanit bëhet “telenovelë”, rikthehet favorit Igli Tare

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 21:07 | Futboll

Zgjedhja e drejtorit sportiv të Milanit bëhet

Dukej si një marrëveshje që ishte një hap larg përfundimit, por në fund martesa mes Paraticit dhe Milanit nuk mund të ndodhë. Ka disa arsye që i çuan negociatat që fillimisht të ngadalësohen dhenë fund të ngecnin, por për momentin e vetmja siguri është se kuqezinjtë do të duhet të rihapin garën për drejtorin e ri sportiv.

Kjo ka bërë që të rikthehet në lojë ish-bomberi kuqezi Igli Tare, i cili ishte shumë pranë firmës me kuqezinjtë e Milanos, para se në lojë të hyntë ish-drejtori sportiv i Juventusit.

TARE – Njeriu i Ibrës

Përpara se të intensifikoheshin kontaktet mes Giorgio Furlanit dhe Fabio Paraticit, zgjedhja e Milanit dukej se kishte rënë mbi një drejtues që e njeh shumë mirë Serinë A, Igli Tare. Ish-lojtari i Lacios, sipas informacioneve që rodhën, ka qenë kandidati i përzgjedhur nga Zlatan Ibrahimovic dhe deri më sot do të ishte rruga më e realizueshme.

Shqiptari ka dy vite pa ekip dhe një telefonatë e kuqezinjve mund ta ngacmojë jo pak. Bomber në fushë dhe zbulues i talenteve menaxheriale, Tare ishte në drejtimin e Lazios që nga viti 2008, vit në të cilin hoqi fanellën bardheblu dhe vari këpucët në gozhdë, deri në vitin 2023. Në vitin 2008 shqiptari u bë koordinator i fushës teknike, duke punuar krah për krah me Guglielmo Acri për atë që kishte të bënte me tregun e transferimeve në largim. Nga viti në vazhdim, me lamtumirën e Ëalter Sabatinit, ai u bë drejtori i ri sportiv i Lacios.

Në 15 vitet si drejtor i klubit kryeqytetas, Tare, duke ndjekur hapat e paraardhësit të tij, u tregua një zbulues i madh talentesh. Shumë lojtarë u sollën në Romë për disa milionë dhe u rishitën për shuma monstruoze, prandaj emri i tij vlerësohet shumë në Casa Milan. Ndër goditjet e tij më të mira është sigurisht Milinkovic Savic, i marrë nga Genk për 14 milionë, duke e rrëmbyer në minutën e fundit nga Fiorentina për ta shitur për 40 milionë.

TONY D'AMICO – Arkitekti i perandorisë fituese

Një nga emrat e rinj që doli në skenë pas ndalesës së papritur me Paraticin është ai i Tony D'Amico. Aktualisht drejtori sportiv i Atalantas, D'Amico zbarkoi në Bergamo në vitin 2022 pas punës së shkëlqyer të bërë në Hellas Verona. 45-vjeçari te Dea kishte detyrën e vështirë që të mos na humbiste një mjeshtër si Giovanni Sartori dhe megjithëse me një metodë tjetër pune, objektivi sigurisht u arrit. Falë nënshkrimeve të tij Lookman, Scamacca, Hojlund, Ederson dhe Hien ishin emrat që mbërritën në Bergamo. Atalanta fitoi trofeun e parë evropian në historinë e saj, Europa League. Në fund të sezonit, lamtumira e Gasperinit mund të vijë duke mbyllur përfundimisht këtë cikël. D'Amico mund të shfrytëzojë rastin për të nisur një aventurë të re në Milano.

GIOVANNI MANNA – Surpriza e madhe

Kandidati i tretë është një emër surprizë: Giovanni Manna. Aktualisht drejtor sportiv i Napolit, Manna është një menaxher i ri (vetëm 36 vjeç), por tashmë ka një CV mbresëlënëse. Para se të mbërrinte në Kampania, ai ishte drejtor sportiv i ekipit U-19 fillimisht dhe më pas i ekipit U-23 të Juventusit. Si dëshmi e cilësisë së punës së tij në vitet e kaluara në Torino, janë të gjithë lojtarët e mirë që dolën nga ekipi i dytë i Juventusit: nga Soulè dhe Hujisen te Kulusevski, Miretti dhe Fagioli.

Tregu i parë si drejtor i Napolit ishte i dyanshëm: nga njëra anë ai i bukuri me nënshkrime të suksesshme si Mctominay, Neres dhe Buongiorno, e nga ana tjetër, ai me gabime të vogla të përvojës me menaxhimin ndoshta jo optimal të rasteve Kvara dhe Osimhen. Edhe në këtë rast, siç u përmend për D'Amico, përveç Mannës, Napoli do të duhet të bindet edhe për të lënë të lirë drejtorin me të cilin po përpiqeshin të ndërtonin një kurs të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos