Një gol spektakolar nga Federico Valverde në minutat shtesë i dha Real Madridit një fitore të artë 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin në LaLiga.
Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë, ndoshta si pasojë e lodhjes nga angazhimet europiane gjatë javës. Vinícius Júnior ishte lojtari më aktiv në repartin ofensiv të madrilenëve, por rreziku i parë serioz erdhi vetëm në minutën e 27-të, kur goditja e tij fluturoi mbi traversë. Në minutat në vijim, Camavinga dhe Rodrygo u përpoqën të hapnin mbrojtjen e ngjeshur të miqve, por pa sukses konkret.
Bilbao bëri shumë pak në sulm, me vetëm një tentativë të Gorka Guruzeta-s që nuk shkaktoi asnjë rrezik. Real Madrid dominoi posedimin dhe mori nismën pas pushimit, me Camavinga, Rodrygo dhe Bellingham që provuan të mposhtnin portierin Unai Simón – i cili tregoi pse është numri një i Spanjës.
Goli i Vinícius në minutën e 80-të u anulua nga VAR për një pozicion jashtë loje minimal të Endrick, duke rritur tensionin në "Santiago Bernabéu". Por në minutën e fundit të kohës shtesë, Valverde goditi me një vole të fuqishme nga distanca, duke dërguar topin në trekëndësh dhe tifozët në delir.
FEDE VALVERDE WHAT A GOAL! ???? pic.twitter.com/yv4nylrlac
— TC (@totalcristiano) April 20, 2025
Me këtë fitore, Real mbetet katër pikë pas Barcelonës, ndërsa Athletic ruan gjasat për një kualifikim historik në Champions League. (A2 Televizion)