Vojvoda zyrtarizohet te Como: I gatshëm që të ndihmoj ekipin

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2025, 21:26 | Futboll

Vojvoda zyrtarizohet te Como: I gatshëm që të ndihmoj ekipin

Como ka zyrtarizuar transferimin e Mërgim Vojvodës nga radhët e Torinos. Mbrojtësi 30-vjeçar nga Kosova ka firmosur marrëveshjen deri në vitin 2028 me skuadrën e re, shkruan A2.

“Mërgimi na sjell eksperiencë, forcë dhe qëndrueshmëri mbrojtëse në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të luajtur në shumë role dhe eksperienca e tij në Serinë A do të jenë shumë të vlefshme për të vazhduar të përforcojmë linjën tonë të prapavijës”, ishte komenti i Cesc Fabregas pas zyrtarizmit të marrëveshjes për të cilën Komo pagoi 2,5 milionë euro.

Vetë futbollisti i Kosovës ka shprehur kënaqësinë e tij për të këtë aventurë të radhës në karrierë: “Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe i gatshëm që të ndihmoj ekipin. Seria A është një kampionat jo i thjeshtë, por mendoj se skuadra ka cilësi të mjaftueshme". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos