Arsenali shkatërroi 5-1 Manchester City-t, në supersfidën e javës së 24-t në Premier League. Spektakli i skuadrës së Mikel Artetës nisi që në minutën e 2 me golin e Odegaard që vendosi pjesën e parë.
Në të dytën, emocionet u shtuan dhe më shumë. Haland barazoi përkohësisht shifrat përpara se Parti të rikthente avantazhin e Arsenalit.
Topçinjtë vijuan me goleadën duke realizuar dhe tre herë të tjera brenda pak minutash. Me këtë sukses Arsenali mban vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa City pozicionohet në vendin e katërt me 41 pikë. (A2 Televizion)