Sulmuesi i Bayern pranon transferimin te klubi i Premier League 3 ditë pasi e kishte refuzuar

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2025, 18:00 | Futboll

Sulmuesi i Bayern pranon transferimin te klubi i Premier League 3 ditë pasi

Mathys Tel do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, duke i dhënë lamtumirën Bayern Munchen.

Sulmuesi 19-vjeçar do të bëhet në vijim pjesë e Tottenham, ofertën e të cilit e kishte refuzuar vetëm tre ditë më parë, shkruan A2.

Tottenham ka paguar rreth 60 milionë euro për anësorin francez, i cili vlerësohet si ndër lojtarët më me perspektivë të futbollit europian.

Tel priste oferta nga klube të tjera angleze si Chelsea, Manchester United apo Arsenal, me të cilat ishte në bisedime, ndaj refuzoi Tottenham.

Por, këto oferta nuk erdhën kurrë dhe djaloshi ka udhëtuar drejt Londrës për të firmosur me Tottenham, ku do të huazohet deri në fund të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos