Nuk ka derbi në mbrëmje, zhvendoset orari për Partizani-Tirana

Nga Erald Kodhelaj
3 Shkurt 2025, 14:06 | Futboll

Nuk ka derbi në mbrëmje, zhvendoset orari për Partizani-Tirana

Derbi Partizani-Tirana do të luhet të dielën e 9 shkurtit në orën 13:30. Supersfida javës së 24 ishte parashikuar të zhvillohej në mbrëmje, në orën 20:00, por për arsye sigurie, ky takim është zhvendosur të luhet të dielën në mesdite.

Pavarësisht objektivave të ndryshme që dy skuadrat e kryeqytetit kanë këtë sezon, secila prej tyre kërkon vetëm fitore.

Partizani lufton për top katërshe, ndërsa bardheblutë kanë synimin mbijetese. Ndeshja do të luhet në stadiumin ''Arena e Demave'' në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos