22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2026, 19:52 | Politikë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin e tyre drejt bulevardit, për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama sot bëri të qartë se nuk ka ndërmend të largohet. Pas algoritmit të rrjeteve sociale, të cilin Rama e cilëson si faktor kryesor të protestave masive, kryeministri ka gjetur një tjetër faktor, atë që e konsideron "dorë të fshehur" të partive të reja për karrierën e tyre politike.

Ndonëse shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama nuk iu përgjigj në asnjë moment "kryefjalës" se protestës së qytetarëve që sot shënon ditën e 22-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos