
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideroi grisjen e flamurit të Izraelit një akt kriminal dhe kërkoi ndëshkimin e autorit.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shprehet se ky veprim është “një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona”, përcjell A2.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Deklaratë e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit.
(A2 Televizion)