Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 17:15 | Futboll

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin për të shmangur tensionet e derbit ballkanas.

Vendimin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Serbisë, e cila përmes rrjeteve sociale se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.

Ndërkohë ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin "Dubočica", në Leskovac.

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

“Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me UEFA, u arrit në përfundimin se stadiumi "Rajko Mitić", si objekti më i madh i futbollit në vend, do t'i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 14 tetor 2014 ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, u luajt në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium u fut droni i famshëm që mbante flamurin me simbole patriotike shqiptare, me dy fotografi të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit,  dhe hartën e Shqipërisë etnike me mbishkrimin "Autochthonous".

Më tej në njoftim Federata e Serbisë kërkon mbështetje masive për kombëtaren.

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

“Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni "Shqiponjat" në ndeshjet kyçe për t'u kualifikuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026. Shpresojmë sinqerisht që në stadiumin "Dubočica" në Leskovac, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtarët e tij ndihen si në shtëpi, të gjithë do të kemi shumë arsye për gëzim dhe kënaqësi pas ndeshjes kundër Letonisë, e cila është planifikuar për 16 nëntor”, theksohet në njoftimin e Federatës së Serbisë.

Kombëtarja e Serbisë ka luajtur tashmë dy ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës dhe kanë katër pikë. Në ndeshjen hapëse të kësaj fushate kualifikuese ata morën një pikë në Tiranë, ku barazuan 0:0 kundër Shqipërisë, dhe më pas mposhtën Andorrën me rezultatin 3:0 në Leskovc. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos