Ernest Muçi kthehet te goli, rrjetë spektakolare në Kupë

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 21:12 | Futboll

Ernest Muçi kthehet te goli, rrjetë spektakolare në Kupë

Ernest Muçi është kthyer te goli me fanellën e Besiktas.

Në Kupën e Turqisë, futbollisti shqiptar ishte titullar në ndeshjen ndaj Goztepe. Në minutën e 30 të ndeshjes, Muçi ia doli të shënonte në portën kundërshtare duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij.

Muçi kishte dy muaj pa gjetur golin në Turqi, shkruan A2.

Për herë të fundit, sulmuesi i Kombëtares kishte shënuar po në Kupë, në fillim të muajit shkurt.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos