Kupa e Shqipërisë, Partizani fiton ndeshjen e parë ndaj Egnatias

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 21:01 | Futboll

Kupa e Shqipërisë, Partizani fiton ndeshjen e parë ndaj Egnatias

Pas fitores në kampionat me Skënder Gegën si trajner, Partizani ka gjetur një fitore shumë të rëndësishme edhe në Kupën e Shqipërisë.

Ekipi i kuq ka mundur në transfertë Egnatian me shifrat 1-0, shkruan A2.

Autori i golit të vetëm të ndeshjes ishte Albers Keko.

Ishte Egnatia ekipi që dominoi ndeshjen, me më shumë zotërim topi dhe raste të krijuara, ndërsa Partizani dukej i kënaqur edhe me një barazim.

Por, një kundërsulm në minutat e fundit solli penalltinë e fituar dhe të transformuar nga Keko, që i mjaftoi të kuqve për një sukses minimal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos