Premier League, Chelsea fiton derbin londinez dhe i merr vendin e katërt Cityt

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 23:25 | Futboll

Premier League, Chelsea fiton derbin londinez dhe i merr vendin e katërt

Chelsea triumfoi mbrëmjen e së enjtes ndaj Tottenham me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 30 të Premier League.

Ishte Enzo Fernandez ai që i dhuroi 3 pikët "Bluve" në derbin e Londrës, shkruan A2.

Argjentinasi arriti të tundte rrjetën në minutën e 50, ndërkohë që dy gola të tjerë në këtë përballje u anuluan nga sistemi VAR. 

Falë kësaj fitoreje, skuadra e Enzo Maresca arriti të parakalonte Cityn në renditje, duke i rrëmbyer vendin e katërt skuadrës së Pep Guardiolës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos