Ka përfunduar ëndrra e ekipit të Tiranës në volejboll për të kaluar në turin e radhës në Challenge Cup.
Ekipi i kryeqytetit është mundur edhe në ndeshjen e dytë me rezultatin 3-0, ndaj ekipit gjerman, Helios Grizzlys Giesen.
Djemtë bardheblu nuk arritën dot të dilnin në lojën e tyre më të mirë falë edhe kualiteteve në përbërjen e ekipit kundërshtar, duke u eliminuar kështu nga kompeticioni Challenge Cup.
Për t'u përmendur gjithashtu ishte se ndeshja u zhvillua në një atmosferë mjaft të bukur në “Volksbank Arena”, ku të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë në Gjermani. (A2 Televizion)