Reduktimi i fondit grant për sportistët shqiptarë, Komiteti Kombëtar Olimpik Shqiptar ka zhvilluar një takim mes federatave të shumëpetëshve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, për të zgjidhur këtë problem. Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, thotë se nga 1,7 milionë dollarë fonde në vitin 2021, këtë vit janë hequr 1 milionë dollarë. “Njerëzit e sportit e kuptojnë që ka vështirësi, por na shqetëson që sporti nuk po merr vëmendjen e duhur”, tha Ylli. Ai shtoi se ka marrë siguri nga kryeministri që buxheti do të rikthehet në nivelin e duhur, përmes një akti normativ. (A2 Televizion)
Sporti shqiptar në kufijtë e mbijetesës, Ylli: Janë hequr 1 mln $ nga buxheti
