Sherri me Cllevion, Noizy në gjyqin e Laert Haxhiut: E bën për famë

Nga Armand Bajrami
10 Nëntor 2026, 16:42 | Kronikë

Për të dytën herë brenda 6 muajsh, Rigels Rajku, reperi i njohur me emrin Noizy, u paraqit për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme. Artisti u dëgjua në procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal përgjegjës për 14 krime, mes të cilëve shpërthimin me eksploziv të një dyqani në pronësi të familjes së tij në Durrës, në 8 qershor 2022.Noizy i tha gjykatës se autorin e kishte mësuar nga videot në Tik-Tok të Kleviol Ahmetit, një tjetër reperi të njohur si Cllevio.

“Ka dalë vetë personi Kleviol Ahmeti e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. Ta shpjegova pse e ka bërë, e kam sqaruar mbi 20 herë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetaj. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në Tiktok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë”.

Dëshmitari Rajku tha se nuk e njihte më herët Laert Haxhiun, por se e kishte dëgjuar nga Ahmetaj në rrjetin tik-tok. Sipas Noizyt, reperi tjetër kishte edhe një gjyq të hapur me të, pasi i kishte djegur makinën. I pyetur nga gjykata për motivin, Noizi tha se e gjente atë vetën tek fama e kërkuar nga rreperi tjetër.

“Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet social. Motivin e doni troç? Erdhi për tu sqaruar. Prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë”.

Në të njëjtën seancë dëshmoi edhe babai i Rajkut, Bashkim Rajku. Ai tregoi se një ditë para shpërthimit, ata të Lushnjës kishin ardhur me 5-6 makina dhe kishin bërë sherr tek lokali i të birit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos